MENU
klinika

Projekti për të ndihmuar vajzat në nevojë

Ironizoi Einxhelin, Rudina Dembacaj sqaron deklaratën

10.03.2022 - 12:09

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” realizoi ëndrrën e Einxhel Shkirës për të ngritur një fondacion me qëllim për t’i “dhënë një dorë” vajzave dhe grave të shkollohen dhe të jenë të pavarura.

Fondacioni “Dritan Hoxha” me në krye Sara Hoxhën do të jetë projekti që do ta ndihmojë Einxhel të arrijë qëllimin e saj nëpërmjet një emisioni  televiziv të moderuar nga vetë ajo.

Pas këtij lajmi reagoi edhe aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar këtë projekt, duke thënë se ajo ka qenë e para që ka marrë iniciativën për një nismë të ngjashme rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Me anë të një videoje të publikuar më parë në rrjetin e saj social “Instagram” ajo ka ironizuar nismën  “e kopjuar’.

U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes,” shkruante aktorja në videon e postuar.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Rudina foli për situatën duke thënë se këtë projekt ajo e ka shfaqur më parë në “Instagram” dhe se është nismë shumë e bukur.

Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj. Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në ‘Instagram’. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.”, u shpreh Rudina Dembacaj.