MENU
klinika

Formula 1

Ish-kampioni i botës humb garën e parë

17.03.2022 - 14:10

Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1. Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka rezultuar sot pozitiv me Covid-19.

Për pasojë, ai nuk do të marrë pjesë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Bahrein, gara e parë sezonale. Lajmin e konfirmoi skuadra e Aston Martin, për të cilën piloton Vettel, që ka nisur menjëherë karantinën, duke zbatuar protokollin.

Vendin e tij do ta zërë një tjetër pilot gjerman, Nico Hulkenberg. Vettel është piloti i dytë i Formula 1 që del pozitiv brenda pak ditësh, pas australianit Daniel Ricciardo (McLaren). Ai tashmë e ka kaluar pozitivitetin dhe do të garojë këtë të diel në pistën e Bahrein.