MENU
klinika

Historiku

Jo miqësore e lehtë, Gjeorgjia na ka mundur 7 herë

29.03.2022 - 12:53

Pavarësisht humbjes, e teta në tetë ndeshje, ndaj Spanjës, Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive. Sfida me “furitë e kuqe” është një kapitull i mbyllur pasi kuqezinjtë e Edy Reja janë përballë një tjetër testi delikat, kjo për vetë faktin se sot nga Gjeorgjisë kurrsesi nuk mjafton vetëm një paraqitje pozitive, por kërkohet fitorja.

Në letër kjo është një miqësore mëse e kalueshme, duke parë potencialin e Shqipërisë dhe emrat e Gjeorgjisë, por e kaluara ka treguar se nuk janë një rival i lehtë.

Në 13 përballjet ndërmjet tyre, Shqipëria ka fituar vetëm 3 sfida, ka barazuar tre dhe ka humbur 7, një bilanc aspak pozitiv. Gjeorgjia është gjithashtu një nga përfaqësuese që ambienti kuqezi e njeh shumë mirë, kjo është përballja e 13-të në histori, vetëm me Rumaninë jemi ndeshur më shumë, 17 herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar oferta nga Italia

Pretendentët e Serie A kërkojnë Brojën


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak