MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Jo vetëm Juve e Roma, Bajramin e duan edhe në Angli

07.03.2022 - 17:58

Nedim Bajrami mbetet protagonisti kryesor tek Empoli, jo vetëm për rendimentin e tij, për golat dhe asistent, por dhe për mentalitetit dhe personalitetin që shfaq në fushë.

Bajrami është një nga lojtarët më të kompletuar në rolin e tij, një mesfushor që i ka të gjitha, fantazinë, aftësisë për të gjetur kuadratin, forcën por dhe ndihmon shumë ekipin në fazën mbrojtëse.

Tek Empoli po binden gjithnjë e më shumë se kanë në dorë një xhevahir të vërtetë që mund ti sjell klubit miliona, për këtë arsye kanë rritur edhe pretendimet e tyre, duke e dërguar në 15 milionë euro çmimin e kartonit.

Sipas Calciomercato.com: Juventus është skuadra më e interesuar për Bajramin, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që po monitorojnë me kujdes çdo ndeshje të fantazistit kuqezi, madje kanë shkuar edhe më tej duke kërkuar informacione tek agjenti i tij, Fali Ramadani.

Juves i pëlqen shumë Bajrami edhe për fatin se bëhet fjalë për një lojtarë pa shumë kosto, me një pagë të përballueshme etj. Problemi i vetëm është se për Bajramin interesohen edhe shumë klube të tjera, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Roma.

Calciomercato.com shkon edhe më tej duke shkruar se forma shumë e mirë e Bajramit ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN