MENU
klinika

Më 30 prill në Londër

Kampioni i Premier League dhe Serie A debuton në boks

18.03.2022 - 17:25

Tashmë është zyrtare. Ish-futbollisti i kombëtares franceze, i Manchester United dhe i Juventus, Patrice Evra, kampioni në Premier League dhe i Serie A, do të debutojë në sportin e boksit.

40-vjeçari, i larguar nga futbolli në korrik të vitit 2019, do të ngjitet në ring në një duel “shoë” ndaj një personazhi të njohur të rrjeteve sociale, Adam Saleh. Sfida do të zhvillohet më 30 prill në “O2 Arena” të Londrës.

Kjo sfidë mes Evra dhe Saleh do të përfshihet në mbrëmjen e madhe, ku si duel kryesor do të jetë përballja mes Martyn Ford dhe Sajad Gharibi (i njohur si Hulku iranian).

“Kam nevojë për mbështetjen e të gjithë miqve dhe fansave të mi në Angli, pasi do të jetë një sfië e çmendur për mua. Jam shumë i lumtur që do të debutoj në boks, pasi kam respekt për njerëzit që merren me këtë sport”, tha Evra.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për fuqi e force, por edhe për strategji e teknikë. Është si një lojë shahu. Mënyra e stërvitjes për këtë sport është krejt ndryshe nga ajo e futbollit. Ka qenë një punë e vështirë dhe jam gati”, u shpreh Evra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN