MENU
klinika

Boks

Mike Tyson do të ndeshet me babain e Furyt

17.03.2022 - 14:19

Më 23 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikëve Tyson Fury e Dillian Whyte. Ajo mbrëmje mund të ketë edhe surpriza të tjera, mbi të gjitha një sfidë “shoë” mes John Fury, babai i Tyson dhe legjendës së ringut, Mike Tyson.

Tyson Fury është duke u përgatitur për këtë sfidë bashkë me babain e tij, që gjithashtu po stërvitet në palestër. Ideja është që të organizohet një duel “show” me Mike “Iron” Tyson.

“Babai im po stërvitet pasi synon të duelojë në atë mbrëmje. Do të ishte diçka fantastike”, tha Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

“Promotorët tanë po punojnë për të gjetur një rival, përfshi edhe idhullin tonë Mike Tyson. Ne i kemi bërë një ofertë. Ne e dëshirojmë shumë atë sfidë dhe do të ishte fantastike nëse do ta organizojmë”, tha Tyson Fury. Ndërkohë, Mike Tyson është rikthyer së fundi në ring pas disa vitesh tërheqje