MENU
klinika

Boks

Kampioni ukrainas: Shpirti i përket vetëm Zotit!

25.03.2022 - 13:22

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë ËBA, ËBO, IBF), do të nisë përgatitjet për revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua. Kjo sfidë pritet të zhvillohet në qershor, në Londër, ndërkohë që ukrainasi vetëm tani ka lënë vendlindjen, ku kishte shkuar për të mbrojtur Kievin nga sulmet e ushtrisë ruse.

Duke folur për atë që ka përjetuar 3 javët e fundit, ku ai ndodhej në luftë, boksieri ukrainas thotë: “Unë nuk dua të qëlloj dhe nuk dua të vras askënd. Gjithsesi, nëse ata do të më qëllojnë për të më vrarë, atëherë nuk kam zgjidhje tjetër.

Ndoshta mund të duket sentimentale, por shpirti im i përket Zotit, ndërsa trupi im i përket vendit tim, familjes time. Ndaj, nuk kam frikë, absolutisht aspak frikë. Është vetëm një fushëbetejë ku luftohet për liri. Nuk e kuptoj se si mund të ndodhë kjo gjë në shekullin e 21-të”, – tha Usyk.