MENU
klinika

Po tani çfarë ndodhi?

Kanye West pezullohet nga “Instagram”

17.03.2022 - 11:34

Artisti Kanye West është pezulluar nga “Instagram”-i për 24 orë pasi ka shkelur politikën e platformës për gjuhën e urrejtjes, dhe ngacmimin.

Pezullimi ishte si pasojë të postimit të Ye, ku ai drejtoi sharje raciste ndaj Trevor Noah. Artisti i “Donda” gjithashtu publikoi disa postime duke sulmuar Pete Davidson dhe D.L. Hughley. Kështu, Ye nuk do të lejohet të bëjë më asnjë postim, koment ose të dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta gjatë kohëzgjatjes së pezullimit të tij.

Zëdhënësi shtoi se Kanye mund të goditet me edhe më shumë sanksione nëse ai vazhdon të bëjë postime që shkelin rregullat e Instagram.

Mirëpo, ndërkohë që Ye vazhdon të jetë një temë me interes, duke bërë tituj rreth publikimeve të albumeve të tij, stilit dhe jetës personale, profesor Yassin Alsalman po i merr gjërat në duart e tij për t’u zhytur më thellë në mendjen e Kanye West, duke prezantuar kursin “Jeen-Yuhs” në Universitetin Concordia në Montreal, Kanada.

Profesori shkoi në “Instagram”-in e tij për të njoftuar se do të mësojë një kurs të parë në llojin e tij për të gjitha gjërat rreth Kanye.

Kursi, i titulluar Kanye vs. Ye: Genius by Design, do të synojë të ndezë një bisedë që rrethon kreativitetin në dizajn, media dhe muzikë duke parë të gjitha veprat e Ye gjatë viteve.

Alsalman, i cili është edhe vetë artist, dëshiron të sjellë një perspektivë të re për studentët e tij si dhe të hapë biseda në lidhje me artistin kontrovers për të eksploruar temat e “komunitetit, krijimtarisë, përgjegjësisë, llogaridhënies, famës dhe shëndetit mendor, ëndrrave dhe makthet – dhe më e rëndësishmja, vetë-aktualizimi.”