MENU
klinika

Provat rezultojnë një dështim!

Koreja e Veriut teston “raketën përbindësh”, mund të godasë çdo objektiv në SHBA

17.03.2022 - 14:09

Koreja e Veriut ka testuar këtë të enjte raketën e konsideruar nga analistët si “raketa përbindësh”.

Testimi ka realizuar në fakt një dështim pasi mbeturinat dhe karburanti toksik i raketës kanë përfunduar mbi kryeqytetin e Phenianit.

Raketa Hëasong-17, e zbuluar për herë të parë për publikun e Koresë së Veriut në tetor të vitit 2020 gjatë një paradë të madhe ushtarake, mendohet të jetë në gjendje të mbajë koka të shumta shpërthyese dhe të kap një rreze maksimale prej 9,000 milje (15,000 km), gjë që do t’i lejonte shtetit komunist të godiste çdo objektiv në Shtetet e Bashkuara. Por provat e kësaj të enjteve provuan se raketa e ndërkontinentale e prodhuar nga koreano-veriorët ishte një dështim.

“Koreja e Veriut gjuajti një predhë të panjohur nga zona Sunan rreth orës 09:30 e ditës së sotme, por supozohet se ajo dështoi menjëherë pas lëshimit”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.

Cheong Seong-chang, një studiues i lartë në Institutin privat Sejong, tha: “Shenjat tregojnë se Hëasong-17 e lëshuar nga Veriu sot dështoi, por testet e raketës perbindësh kanë gjasa të pasojnë me radhë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN