MENU
klinika

Legjionarët shqiptarë

Laçi e Sadiku, gola vendimtarë për ekipet e tyre

19.03.2022 - 23:57

Qazim Laçi shfaqet sërish protagonist me gol për skuadrën e tij Ajaccio. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare shënoi në minutën e 48-të ndeshjes së sotme me një predhë nga jashtë zonës duke zgjidhur një sfidë të komplikuar për skuadrën e tij.

Ky ishte gol i tretë për Laçin në këtë kampionat, duke barazuar një shifër që e ka arritur edhe në sezonet 2017-2018 dhe 2019-2020. Por këtë radhë kishte një gol me rëndësi më të madhe.

Ajaccio mban vendin e tretë, protagoniste për ngjiten në kategori më lart dhe plotësisht në garë për të evituar play-off, pasi është me vetëm 1 pikë më pak se Paris FC i vendit të dytë.

Gol me vlerë tripikëshe shënoi edhe Armando Sadiku me Las Palmas. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, sot i ka dhënë suksesin 1-0 skuadrës së tij në fushën e Valladolid që luftonte për kryesimin, duke mbajtur ekipin në garë për një vend në play-off për ngjitjen në La Liga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN