MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Laçi nuk është për titull, Teuta merr fitore mbijetese

20.03.2022 - 16:45

Laçi u mposht në shtëpi nga Teuta me shifrat minimale, 0-1, në javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida foli më shumë për ekipin e Mirel Josës, e cila pati shumë raste, por portieri i miqve, Qirko, nuk lejoi që topi të kalonte përtej portës të mbrojtur nga ai.

Nga ana tjetër, Teuta realizoi me të vetmin rast që pati, me anë të Rubin Hebajt, i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë fitore, skuadra e Arapit, largohet pak nga zona e ftohtë, ndërsa Laçi tashmë i thotë lamtumirë titullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN