MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Largimi i pashmangshëm, Strakosha në Gjermani ose Angli

14.03.2022 - 15:12

Sezoni për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, ka patur ulje-ngritjet e veta. Portieri shqiptar nuk u preferua fillimisht nga trajneri Sarri, por me kalimin e javëve, “gardiani” shqiptar filloi të merrte minutat e merituara.

Calciomercato shkruan se kryeqytetasit po përgatiten për  largimin e 26 vjeçarit. Strakosha është në muajt e fundit të kontratës dhe Presidenti Lotito tashmë është i vetëdijshëm se në fund ekipi do humbasë shërbimet e tij.

Ofertat për të nuk do mungojnë. Ka patur Interesime të forta nga Premier League dhe Bundesliga, teksa emri i klubeve nuk bëhet më dije. Vendimtarë në fund do jetë vetë dëshira e Strakoshës, i cili për momentin e vetmja gjë që di është se dëshiron të largohet nga Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Risia e Kombëtares në miqësoret e marsit

Inter shënjestron mesfushorin shqiptar