MENU
klinika

Kampioni i Formula 1

Lewis Hamilton do të ndryshojë mbiemrin

14.03.2022 - 19:13

Sir Lewis Hamilton ka njoftuar se është në proces të ndryshimit të emrit për të përfshirë mbiemrin e nënës së tij. Ylli i Formula 1, i cili do të fillojë një sezon të ri me Mercedes në Bahrein këtë fundjavë, tha se po e bën këtë ndryshim për të nderuar nënën e tij, 

“Jam vërtet krenar për mbiemrin e familjes sime. Mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe unë jam gati ta vendos atë si mbiemrin tim. Unë nuk e kuptoj plotësisht idenë se kur njerëzit martohen, gruaja humbet mbiemrin e saj”, – tha 37-vjeçari.

I pyetur se kur parashikon se do të ndodhë ky ndryshim, shtatë herë kampioni i botës u përgjigj: “Shpresojmë së shpejti. Ne po punojmë për këtë.” Kujtojmë se babai i Hamilton, Anthony dhe nëna e tij Carmen u ndanë kur Leëis ishte dy vjeç.