MENU
klinika

Scriptorium

“Mirë se vini, rusë”

16.03.2022 - 18:00


Jacques Attali/

Në politikë ashtu si në çdo aspekt të jetës, private apo publike, është shumë e rëndësishme që mos të sillemi duke u bazuar në emocionet apo impulset tona, por duhet të veprojmë duke mbajtur parasysh pasojat që do sjellin veprimet tona në plan afatgjatë, duke e imagjinuar jetën si një lojë shahu, duhet të shqyrtojmë çdo lëvizje me vëmendjen që meriton.

Pra, t´i refuzosh rusëve të hapin një llogari bankare, mos t´iu japësh më bursa studentëve rusë, të bojkotosh restorantet ruse, të mos lejosh orkestrat të deputojnë muzikë ruse, të mos lejosh asnjë shfaqje teatrale ruse, të gjithë këta hapa të këtij lloji janë hapat më idiotë që janë ndërrmarrë në krizën aktuale, hapa që janë nxitur nga udhëheqësit amerikanë dhe europianë.

Sado të nxehur, të nevrikosur, të indinjuar të jemi ndaj vendimeve që ka marrë Kremlini kohët e fundit, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që jo çdo rus ka faj për krimet e Kremlinit. Ukrainasit e mrekullueshëm e kanë kuptuar këtë dhe nuk po i fajësojnë të gjithë rusët.

Mësimet që kemi marrë nga e kaluara duhet të na rikujtojnë: që jemi penduar që e poshtëruam Gjermaninë në traktatin e Versajës, poshtërim i cili solli ambientin perfekt për të lindur një monstër. Kam shkruar dhe paralajmëruar që Rusia nuk duhet poshtëruar, po e ripërsëris që është veçanërisht e rëndësishme që dhe ata që po arratisen nga monstrat që qëndrojnë në krye të Kremlinit nuk kanë pse e poshtërojnë Rusinë.

Ajo çfarë po ndodh tani, është fillimi i një periudhe të errët, përpos kësaj duhet të ruajmë qetësinë duke e kthyer këtë moment në momentin e rilindjes, përmes të cilit do të bashkojmë të gjithë europianët sipas idealit demokratik dhe pse ky fakt nuk do t´iu pëlqejë atyre që duan të kenë një armik për të justifikuar pushtetin e tyre dhe për të financuar industrinë ushtarake.

Është absurditet t´i quash të gjithë irakianët terroristë, ashtu siç është absurditet t´i quash të gjithë rusët oligarkë, kriminelë lufte apo mbështetës të Kremlinit.

Në fakt është akoma më keq se absurde, sepse është t´i bësh aleatë me ¨djallin¨ njerëz që në fakt duan të jenë aleatët tanë dhe duke i vënë në këtë kornizë i detyron të rikthehen në bazat e tyre dhe në fakt ndoshta dhe ta përqafojnë idealin që iu ushqehet nga çdo anë në Rusi.

Nuk po them që të jemi naivë dhe nuk duhet të mirëpresim të gjithë ata që dëmtojnë interesat tona dhe në fakt na duhet të mos t´i pranojmë në skenë artistët rusë të paktën gjatë një periudhe, as atletët apo sportistët të cilët nuk janë pozicionuar apo shprehur qëndrimet e tyre publikisht, pra nuk i kanë denoncuar veprimet e udhëheqësve të tyre.

Por dhe ne na interesojnë t´i fuqizojmë ata që i kundërshtojnë veprimet e Kremlinit. Ne duhet ta fuqizojmë dëshirën e tyre për të qenë europianë edhe neve na intereson t´i mirëpresim dhe t´iu rikujtojmë që dhe ata janë europianë. Kjo është e vetmja mënyrë përmes së cilës mund ti japim një mesazh tiranëve rusë. Përmes mikpritjes së të gjithë atyre rusëve që janë kundër luftës ne japim një mesazh paqeje dhe demokracie në të ardhmen. Ndaj unë rekomandoj që të mirëpresim si popullin ukrainas dhe atë rus që do të arratiset nga vendi që po i burgos. Të dyja palët janë viktima. E vetmja gjë që ne kemi në dorë është të ofrojmë ndihmën tonë për të dyja palët, për të gjithë të pafajshmit.

Jacques Attali është shkrimtar, ai ka qenë këshilltar i presidentit të Francës François Mitterrand dhe i Nicolas Sarkozy gjithashtu. Kryetar i Bankës Europiane për rikonstruktim dhe zhvillim. Attali ka themeluar dhe programin EUREKA që i dedikohet zhvillimit të teknologjive të reja. Është autor i më shumë se 50 librave, shumica prej të cilëve janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Boshti ekonomik në dorën e Kinës