MENU
klinika

Champions League

Nata e udhëtuesve, eliminohet United dhe Ajax

15.03.2022 - 23:55

Nata e sotme ka dhuruar surpriza, teksa janë eliminuar ekipet vendase. Manchester United humbi 0-1 në shtëpi me Atletico Madrid, ndërsa Ajax u mposht 0-1 nga Benfica, teksa takimet e para kishin përfunduar përkatësisht 1-1 dhe 2-2.

Në Manchester, ishin të zotët e shtëpisë që dhanë sinjalin e parë me sulmuesin Elanga që humbi një rast shumë të mirë, me topin që u përplas në fytyrën e portierit Oblak.

U duk që do ishte sfida e portierëve pasi pak minuta më pas portieri i United, De Gea, realizoi një super pritje pas goditjes së De Pol. Goli erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Grizman krosoi bukur në zonë dhe Redan Lodi shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë Manchester u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli. Me këtë fitore Atletico Madrid kalon në fazën çerekfinale të Champions, ndërsa Ronaldo me shokë dueht të largohen të dëshpëruar.

Ndërsa në Amsterdam ishin portugezët ata që arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të realizuan nga sulmuesi uruguaian Nunez në minutën e 77-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, holandezët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, për ta çuar sfidën në shtesë.  Një kualifikim historik ky për Benfica-n, që ditën e premte do të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin tjetër.