MENU
klinika

Zgjedhjet e 6 marsit

Nazarko: Shqiptarët janë ambientuar me udhëheqësin. Humbja në Shkodër e PS? Gjithmonë ka qenë e djathtë, Rama nuk arriti dot ta joshë

07.03.2022 - 20:09

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të pjeshme vendore të 6 marsit në vend. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Nazarko u shpreh se ajo që ndodhi eshte një dukuri e ambientimit me udhëheqësin.
Sipas tij kjo është një panoramë elektorale që ofron disa lexime por më i rëndësishmi është që Rama afirmohet si lideri më i forte.

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 marsit
Është një dukuri që nuk është thjesht shqiptare. Është një dukuri e ambientimit me udhëheqësin. Është dukuri që gjendet në rajon dhe në vende me qeverisje autokratike ose jo. Kjo shpjegon orientimin e votës në 6 bashki në konsolidim pro PS-së.

Shkodra
Në Shkodër kemi një konsolidim me orientim të djathtë. E djathta nuk ka lëvizuar asnjëherë edhe pse Rama bëri çdo gjë për ta joshur atë por nuk ia ka dalë.
Berisha konfirmoi se drejton një pjesë të PD në terren. Basha nuk arriti të tregojë se është shpresa përballë Berishës dhe kandidatët e tij nuk kanë qenë më të mirët. Është një panoramë elektorale që ofron disa lexime por më i rëndësishmi është që Rama afirmohet si lideri më i fortë. Berisha mund të tentojë që të ofrojë një lloj pajtimi pjesës tjetër, gjithmonë nese do të ketë ftesë.
Nuk duhet të neglizhojmë faktorin LSI.

Ai komentoi edhe situatën në Malin e Zi.

“Mali i Zi është një realitet i ndarë përgjysëm elektoralisht. Abazoviç ka arritur të përcaktojë zhvillimet më të rëndësishme të atij vendi me natyrë epokale. Efekti përcaktues i tij pritet të ndihet në Ulqin që ka zgjedhje. Ai nuk ka një bastion të vetin atje. Pritet që të disafishojë numrin e votave për partinë dhe koalicionin e tij. “

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi në një periudhë larje hesapesh”

Nazarko: Meta, i detyruar të rreshtohej krah opozitës