MENU
klinika

Premier League, Java 29

Ndalet City, Liverpool gati të përfitojë

15.03.2022 - 00:17

Manchester City është ndalur në transfertë pas dy fitoreve radhazi dhe tashmë kreu që mban ndihet i kërcënuar. Sitizens nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në fushën e Crystal Palace.

Deri në muaj më parw, të gjithë dukeshin të sigurt se City do të shpallej kampion në Angli, por paraqitjet e fundit të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, kanë bërë që të rihapet plotësisht lufta për titullin.

Diferenca e Cityt me Liverpool shkon në 4 pikë, por me të kuqtë që kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Ndërsa pas pak javësh është edhe dueli direkt mes dy skuadrave që mund të vendosë gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN