MENU
klinika

Tenistja ukrainase Svitolina

“Nuk mund të luaj kur vendi im është në luftë”

31.03.2022 - 17:09

Tenistja ukrainase Elina Svitolina, ish-numri 3 në botë, aktualisht në vendin e 20-të, ka deklaruar se për një periudhë të pacaktuar nuk do të luajë më asnjë ndeshje.

“Dy muajt e fundit kanë qenë tmerrësisht të vështirë për mua, mendërisht dhe fizikisht”, – shprehet Svitolina. “Për shumë kohë pata probleme në shpinë dhe dhimbja nuk më ka dhënë mundësi të përgatitem si duhet. Në të njëjtën kohë, të shohësh atë që ndodh në vendin tim, se sa kurajo ka populli i Ukrainës në përballimin e kësaj lufte është e dhimbshme shpirtërisht”, – shkruan Svitolina.

“Është pikërisht dhimbja e popullit tim që më ka dhënë kurajo për të luajtur edhe pse e dëmtuar. Gjithsesi, tani trupi im nuk duron dot më asnjë minutë në fushë, pasi jam e lodhur, e shkatërruar. Shpresoj që të shëqrohen plagët e mia dhe të vendit tim për t’u rikthyer sa më shpejt”, – tha Svitolina.

Elina Svitolina

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN