MENU
klinika

"Rrezikon që lufta të…"

Paralajmërimi i diplomatit amerikan pas fjalimit të Biden që ka ‘ndezur’ kritikat

27.03.2022 - 09:51

Komenti i presidentit amerikan Joe Biden se homologu i tij rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” ka nxitur kritika të forta nga diplomati veteran amerikan Richard Haass.

Komentet “e bënë një situatë të vështirë më të vështirë dhe një situatë të rrezikshme më të rrezikshme”, tha Haass, i cili është president i Këshillit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Kjo është e qartë,” shtoi ai, raporton BBC.

“Më pak e qartë është se si të zhbëhet dëmi, por unë sugjeroj që ndihmësit kryesorë të tij të kontaktojnë homologët e tyre dhe ta bëjnë të qartë se SHBA është e përgatitur të merret me këtë qeveri ruse”.

Diplomati veteran Haass iu rikthye temës pasi Shtëpia e Bardhë sqaroi deklaratat e Presidentit Biden, duke thënë:

“Distancimi i Shtëpisë së Bardhë nga thirrja për ndryshimin e regjimit në Rusi nuk ka gjasa të mbulohet. Putin do ta shohë atë si konfirmim të asaj që ai ka besuar gjatë gjithë kohës. Mosfunksionim që rrezikon të zgjasë shtrirjen dhe kohëzgjatjen e luftës”, paralajmëron diplomati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN