MENU
klinika

Posaçërisht për tregun e Malajzisë

Porsche e parë e prodhuar jashtë Evropës

30.03.2022 - 10:51

Porsche ka nisur prodhimin në fabrikën e saj të re në Malajzi, ku po ndërtohet Cayenne për tregun vendas. Prodhuesi gjerman i veturave njoftoi fillimisht planet për të hapur një linjë prodhimi në Malajzi në shtator të vitit të kaluar.

Kjo është fabrika e parë e Porsches jashtë Evropës dhe do të prodhojë modelin Cayenne posaçërisht për tregun e Malajzisë.

Fabrika e re e Porsche raportohet se merr një pjesë të energjisë elektrike nga panelet diellore. Fabrika punëson vetëm malajzianë.

Falë prodhimit të modelit Cayenne në Malajzi, Porsche do të ulë ndjeshëm çmimin e saj në atë vend. Cayenne e prodhuar në vend fillon me 130 mijë dollarë, ndërsa modelet e importuara nga jashtë u kushtojnë blerësve vendas mbi 157 mijë dollarë.

Porsche Cayenne malajziane është në dispozicion me një motor 3.0-litërsh turbo V6 benzine me 335 kuaj fuqi. Marshi i tij përbëhet prej tetë shpejtësive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gara për hegjemoninë e automjeteve

Tesla e Elon Musk nuk shkon rastësisht në Gjermani

Porsche i është bashkuar garës hapësinore

Musk dhe Bezos kanë një rival të ri!

Gjysmëpërçuesit, problemi kryesor për kompanitë

Mungesa e çipave shkakton kërdi për gjigantët e makinave

30.000 porosi tashmë të mbërritura

Porsche nis prodhimin e makinave elektrike