MENU
klinika

Dy qytetet ku Rusia vendos armëpushim

Pse Mariupol dhe Volnovakha janë strategjikisht të rëndësishme?

05.03.2022 - 10:29

Mariupol dhe Volnovakha dy qytetet e rëna në duart e forcave ruse sapo kanë nisur një armëpushim të përkohshëm lokal duke lejuar korridoret humanitare. Pse është Mariupol i rëndësishëm? Mariupol,  një qytet port me 450,000 banorë në juglindje të vendit , është i rrethuar nga forcat ruse dhe është vënë nën granatime të rënda. Nëse Mariupol bie, kjo do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë , të cilën Rusia e aneksoi në 2014 , dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia, Luhansk dhe Donetsk.

Po Volnovakha? Ky qytet më i vogël është ndoshta më pak i njohur. Ndodhet në veri të Mariupolit dhe gjithashtu ka pësuar përplasje të rënda që nga fillimi i pushtimit. Qyteti është një vend kyç pasi ndodhet në rrugën midis Mariupolit dhe Donetskut të kontrolluar nga Rusia.