MENU
klinika

Konflikti me Ukrainën

Rusia: Armëpushim nga ora 10 deri në 3 të mëngjesit të së mërkurës në disa qytete

08.03.2022 - 22:44

Rusia ka bërë të ditur një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mbrëmjes së sotme deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës ndërsa ka shpjeguar se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupoli, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve. Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN