MENU
klinika

"Në ditët në vijim pritet të…!"

Inteligjenca e NATO-s: Avancimi i Rusisë në Ukrainë tepër i ngadaltë

08.03.2022 - 21:45

Pavarësisht përdorimit të të gjitha forcave ushtria ruse pritet të ketë shumë pak përparim në Ukrainë. Ky është konkluzioni që arrijnë zyrtarët e NATO-s.

Duke iu referuar raporteve të inteligjencës së Aleancës së Atlantikut të Veriut, zyrtari thekson se që nga pushtimi i Ukrainës në 24 shkurt në ditët në vijim ushtria ruse pritet të bëjë shumë pak avancim. “Ne shohim shumë pak ndryshime.

Për herë të parë, ne nuk presim që ata të bëjnë ndonjë përparim në ditët e ardhshme edhe pse po përdorin gjithçka që kanë dhe po bëjnë ende shumë pak progres. Pas dy javësh, ata ende nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin çështjet e tyre logjistike”, u shpreh zyrtari i NATO-s.

Sipas tij, Rusia kishte qenë në gjendje të arrinte disa fitore të vogla, veçanërisht në jug edhe pse pritej që të kryente avancim më të madh të ushtrisë.

“Me gjithë armatën e tyre ata duhet të lëviznin shumë më shpejt”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se zhvendosja e strategjisë në shenjestrimin më të drejtpërdrejtë të qendrave kryesore urbane, që çoi në bombardime më të rënda të disa qyteteve, gjithashtu nuk kishte prodhuar “nuk ka efekt të madh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U kthyen në kriminelët më famëkeqë në Europë

“Tigrat” e Arkanit: Një histori e frikshme e milicëve serbë