MENU
klinika

Klubi londinez drejt shitjes

Sanksionet ndaj Abramovic, Chelsea nuk shet dot bileta

15.03.2022 - 17:28

Chelsea ka kërkuar që çerekfinalja e Kupës FA të shtunën kundër Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura për “arsye të integritetit sportiv”. Pas dënimeve të vendosura ndaj pronarit të klubit, Roman Abramovich, klubi nuk mund të shesë bileta për ndeshjet.

Në një deklaratë, Chelsea i kërkoi FA të luante me dyer të mbyllura “me ngurrim ekstrem”. Dhe ndërsa pranohet se një skenar i tillë do të dëmtonte Middlesbrough, tifozët e tij, por edhe tifozët e Chelseat që blenë bileta përpara sanksioneve, kjo është mënyra më e drejtë për të vazhduar në rrethanat aktuale!

Chelsea aktualisht është pa pronar, pas largimit të Roman Abramovich. Marrëdhëniet e tij të mira me Presidentin e Rusisë, Putin dhe origjina e tij ruse bënë që qeveria britanike të “ngrinte” çfarë do lloj veprimtarie të Abramovich.

roman abramovich
roman abramovich

Në këto kushte, blutë e Londrës janë në kërkim të një blerësi. Sipas asaj që shkruan BBC, brenda muajit mars, klubi mund të mësojë pronarët e rinj. Në këto momente që flasim, Chelsea funksionon me anë të një license të veçantë, e vlefshme vetëm në raste të tilla të jashtëzakonshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN