MENU
klinika

Pas javës 25

Shkarkohen dy trajnerë nga Superliga

14.03.2022 - 20:15

Pas rezultateve të javës 2 në Kategorinë Supeiore, janë shkarkuar dy trajnerë ditën e sotme. Vllaznia ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Thomas Brdariç, duke e cilësuar përgjegjës të rezultateve të dobëta të fundit të skuadrës e cila nuk arriti të bëhej protagoniste në luftën për titullin kampion.

Vazhdimësia e trajnerit u vu në diskutim pas humbjes me Tiranën dhe duket se “koha për reflektim” që përmendi presidenti Xhaferi shërbeu për të marrë vendimin e ndërprerjes së marrëveshjes me teknikun gjerman, që u lajmërua nga vetë klubi kuqeblu.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.

Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!

Më herët, edhe Dinamo komunikoi ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Bledar Devolli dhe deri në emërimin e trajnerit të ri ekipi do të drejtohet nga Erjon Xhafa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN