MENU
klinika

Ish-fituesi i "Big Brother''

“Shtëpia është si një psikiatri”, Anaidi habit me deklaratën

05.03.2022 - 11:36

Anaid Kaloti është një personazh i pëlqyer për publikun. Fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother ka folur shpeshherë për edicionit e fundit që u mbajt me personazhe VIP. Mirëpo, së fundmi ai ka ndarë detaje nga aventura që ka përjetuar vetë brenda shtëpisë së famshme.

Ish banori është shprehur se iu deshën gati dy vite që të merrte veten plotësisht nga e gjithë aventura që përjetoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse ai ia doli të fitonte, ai madje e krahasoi shtëpinë e famshme me një psikiatri të vogël.

“Shtëpia e ‘Big Brother’ është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. Big Brother nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”, tha Anaidi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Produksioni i kishte parë dedikimet”

Anaid Kaloti flet për parashutat në BBV