MENU
klinika

Presidenti i PSG, Al-Khelaifi

“Si dhe pse i refuzova 400 mln euro për Super League”

31.03.2022 - 18:26

Prezantimi i formatit të ri të Champions League nuk mjaftoi për të shuar zërat për një Superligë të ardhshme në futbollin europian. Ai që e ka kundërshtuar gjithmonë këtë mundësi është presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi:

“Vetëm tre klube flasin gjithmonë për këtë, ata e dinë se nuk kanë asnjë shans. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për të menduar, ka njerëz që vdesin” – u shpreh fillimisht numri një i klubit parizien.

Al-Khelaifi, gjithashtu president i shoqatës së klubeve evropiane, zbuloi se ishte kontaktuar për të qenë pjesë e këtij projekti të ri, por ai refuzoi: “Mund të kisha pranuar 400 milionët që më kanë ofruar. Atëherë kur refuzova, ata thanë se nuk ishte e vërtetë. Kjo i përmbledh të gjitha. Duke marrë parasysh pandeminë, mund të kisha pranuar të mendoja vetëm për veten time” .

Njëkohësisht, Al-Khelaifi konfirmoi takimin me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, para ndeshjes së Champions League: “Ne duhet të gjejmë një pikë takimi, por unë nuk dua që gjërat të bëhen pas shpine. Të gjitha ata duan ndeshje të mëdha, por sistemi duhet të jetë i hapur për të mos përjashtuar klubet e vogla”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak