MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Si Kumbulla bindi Mourinhon për titullar

08.03.2022 - 17:26

Të shumtë ishin ata që mendonin se Marash Kumbulla i përkiste të shkuarës, një çështje e mbyllur në Romë, pritej vetëm merkato e verës për tu larguar.

Kumbulla zbarkoi në kryeqytet në një periudhë jo shumë të përshtatshme, me futbollin evropian që ishte mbërthyer nga ethet e pandemisë. Qendërmbrojtësi kuqezi u largua nga Verona për 17 milionë euro, me Romën që bëri një investim të rëndësishëm duke djegur shumë konkurrentë por viti i tij i parë ishte shumë i vështirë.

Më pas në krye të Romës erdhi Jose Mourinho dhe sfida e famshme kundër Bodo/Glim, një ndeshje ku Roma pësoi një humbje turpëruese 6-1. Që nga ajo ditë, Kumbulla u zhduk nga radarët e Jose Mourinhos, pjesën më të madhe të kohës e kaloi mes tribunave dhe pankinës.

Ishte thuajse e pamundur që ti ndryshojë mendim Mourinhos në ato kushte, duke njohur dhe temperamentin e portugezit, por Kumbulla nuk u dorëzua në asnjë momente, mbase çdo lojtarë tjetër në ato kushte do të thyej.

Kumbulla pranoi kritikat, uli kokën dhe punojë shumë në stërvitje, ndërsa shfrytëzojë çdo minutë, çdo mundësi që iu dha për t’i ndryshuar mendim Mourinhos:

“Tani është mirë. Dy apo tre muaj më parë nuk e kishte besimin tim total, tani e ka fituar. Ka punuar gjithnjë me kokën ulur për të më bindur se e kisha gabim”, u shpreh pak kohë më parë Mourinho.

Nga fjalët te faktet: në katër ndeshjet e fundit, Kumbulla ka zbritur gjithnjë si titullar në fushë, edhe kur Ibanez ishte 100% në dispozicion. Të dielën kundër Udineses, Kumbulla nuk do të jetë se ka plotësuar numrin e kartonëve, për Mourinhon tani Kumbulla është një mungesë e rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN