MENU
klinika

Gjatë një ndeshje hokeji

Skandali, sportistët rusë formojnë “Z” në fushë

15.03.2022 - 19:06

Skandal gjatë disa ndeshjeve të hokejit në kampionatin rus. Sportistët e disa prej skuadrave kanë formuar gërmën “Z” (za pobedy-për fitore) para fillimit të lojës.

Gërma “Z” ka qenë në të gjitha mjetet luftarake ruse që kanë pushtuar Ukrainën. Ngjarja ka ndodhur në dy ndeshje të hokejit dhe të përfshira janë ekipet e Ska Neftyanik, Vodnik, Kuzbas dhe Dinamo Moskë.

Në disa prej këtyre ekipe ka personazhe që kanë lidhje të forta politike me qeverinë e Moskës. Këto episode të shëmtuara ndodhën dy javë nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë që, episode të tilla janë vërejtur edhe në sporte të tjera, siç ishte rasti i gjimnastit rus, që u ngjit në podium me gëmën “Z” në fanellë.

Kjo ngjarje ka ngjallur irritim jashtë kufijve të Moskës, teksa shumë shtete kanë kërkuar të merren masa të ashpra. Është kërkuar që këto skuadra të përjashtohen nga evente ndërkombëtare, por 3dhe sportistët të përjashtohen përgjithnjë nga sporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN