MENU
klinika

Serie A, Java 29

Strakosha e Hysaj titullarë, Lazios i mjafton një penallti

14.03.2022 - 23:44

Lazio ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe ngjitet në vendin e pestë. Bardhekaltrit mposhtën në shtëpi 1-0 Venezian dhe tani janë 7 pikë larg zonës Champions, por më shumë duket se po mendojnë për zonën Europa League.

Ka mjaftuar një gol i Ciro Immobiles nga pika e bardhë, goli i 144-t për bomberin me fanellën e Lazios, që skuadra e Sarrit të marrë maksimumin e pikëve në këtë takim.

Vendasit kanë dominuar gjithë takimin, ndërsa Venezia është shfaqur pak herë nga anët e Strakoshës, që bashku me Hysajn ishin titullarrë dhe luajtën ndeshjen të plotë për 90 minuta.