MENU
klinika

Formula 1

Sulmi në Arabi, merret vendimi për garën e Jeddah

26.03.2022 - 13:05

Gara e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, që do të zhvillohet ditën e diel në pistën qytetase të Jeddah, do të organizohet normalisht. Është ky vendimi që kanë marrë organizatorët e garës pas një takimi me pilotët.

Siç dihet, të premten, në kohën që zhvilloheshin provat e lira një raketë shpërtheu në një rafineri nafte, 20 kilometra larg pistës. Kjo situatë krijoi mjaft panik te skuadrat, pilotët dhe organizatorët, pasi tymi dhe flakët shiheshin deri te pista.

“Do të vazhdojmë përpara sipas programit, duke zhvilluar të shtunën provat zyrtare dhe të dielën garat. Këtu jemi të gjithë së bashku, jemi të sigurt dhe do të garojmë. Jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe kjo nuk është normale. Siguria e të gjithë atyre që punojnë këtu është objektivi ynë kryesor”, – tha Stefano Domenikali, presidenti i Formula 1.