MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Tirana mposht Skënderbeun dhe merr kreun

26.03.2022 - 18:30

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj fitoi sot pasdite 3-0 në Korçë ndaj Skënderbeut vendës, takim i vlefshëm për javën e 17-të dhe të parafundit të Superligës. Sukses i merituar i skuadrës bardheblu, që rimerr kreun e renditjes.

Ndeshje e dominuar nga Tirana, që në dy setet e para fiton me lehtësi 25-13 e 25-20. Në setin e tretë, vendasit kërkojnë të rivalizojnë, por pa forcën e duhur. Bardheblutë fitojnë 25-22 e krejt takimin 3-0, duke kryesuar klasifikimin provizor.

Superliga-Meshkuj, java 17-të

Teuta – Farka Volley, 3-0

Partizani – Erzeni, 3-2

Studenti – Vllaznia, 0-

Skënderbeu – Tirana, 0-3

Elbasani (pushim)

Renditja: Tirana 40 pikë, Partizani 38 pikë, Erzeni 37 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Teuta 15 pikë, Studenti 13 pikë, Farka Volley 0 pikë.