MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Tjetër interes nga Anglia për Strakoshën

17.03.2022 - 15:39

Ëndrra e fëmijërisë së Thomas Strakoshës është kalimi në Premier League, për të qenë aty protagonist. Portieri shqiptar e ka cilësuar gjithmonë si kampionatin më të fortë në botë dhe dëshiron që të sfidojë veten në këtë vend.

Zërat e fundit mediatik raportojnë se për Strakoshën ka interesime nga disa klube të elitës së futbollit anglez, mes të cilave edhe nga Totenham i Antonio Conte.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje në merkaton e verës, teksa gardiani shqiptar po vazhdon me paraqitjet pozitive te Lazio. Gjithsesi, qëndrimi në Romë duket opsioni më pak i mundshëm deri tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN