MENU
klinika

Nën shembullin e Izraelit

UEFA e përjashtoi, Rusia bën lëvizjen e radhës

29.03.2022 - 13:22

Federata Ruse mund të largohet nga UEFA duke kërkuar anëtarësim në AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik). Kjo është raportuar nga “championat.com”, portal i cili nxjerr në pah se si mund të ngrihet çështja në Kongresin e FIFA-s, që do të zhvillohet më 31 mars në Doha.

Bojkotet e 11 kombëtareve, ta cilat refuzuan të përballeshin me Rusinë, shto këtu sanksionet e ndërmarra pas pushtimit të Ukrainës, mund ta shtyjnë Federatën Ruse të Futbollit të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike.

Ky hap imiton atë që u bë në drejtim të kundërt nga Izraeli, një vend gjeografikisht aziatik, por që konkurron me ekipet evropiane, nisur nga bojkoti i shteteve arabe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak