MENU
klinika

Përfitimi kolosal i klubit

Zyrtare, Barcelona me emër të ri të stadiumit

15.03.2022 - 23:34

Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare sponsorizimi me kompaninë “Spotify”. Lajmi është bërë i ditur nga Barcelona, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Klubi katalanas bëri të ditur se nga sezoni i ardhshëm, stadiumi i tyre do të quhet “Spotify Camp Nou”. Vlen të përmendet se Barça nga kjo marrëveshje do të përfitojë 237 milionë funte.

Emri “Spotify” do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23. Gjithashtu, emri i kësaj kompanie do të shfaqet edhe në veshjet e stërvitjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet verë e nxehtë në merkato

Mbappe-Haaland bashkë, operacioni 350 mln euro