MENU
klinika

Trofeu që u mungoi

10 yjet e futbollit që nuk fituan dot Champions

06.04.2022 - 20:39

Champions League është kompeticioni më i madh në nivel klubesh, dhe një ëndërr për ta fituar e çdo futbollist që ka shkelur në fushën e lojës. Lojtarët e mëdhenj që e kanë fituar këtë kompeticion disa herë janë të shumtë, duke përmendur emra si Maldini, Ronaldo etj.

Por të shumtë janë legjendat botërore të cilët mungesa e këtij trofeu në karrierë do t’i përndjekë përgjithmonë. Lista e futbollistëve që nuk e kanë fituar kurrë Champions hapet me legjendën Diego Armando Maradona.

Argjentinasi legjendar numëron si të vetmin trofe europian Kupën UEFA të fituar me Napolin në vitin 1989, por pa provuar kurrë suksesin në skenën e madhe të Champions.

Lista vazhdon me të tjerë emra si Ronaldo “Fenomeni” dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët kanë fituar shumë kampionate me klubet ku kanë luajtur, por nuk kanë performuar në të njëjtin nivel në Ligën e Kampionëve.

Ja 10 emrat më të mëdhenj që nuk fituan kurrë Champions League: Diego Armando Maradona, Ronaldo Nazario, Zlatan Ibrahimovic, Cesk Fabregas, Eric Cantona, Ganluigi Buffon, Rud Van Nistelroj, Patrice Viera, Francesco Totti, Kun Aguero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN