MENU
klinika

Pas suksesit ndaj Chelseas

Ancelotti thyen rekord në Champions League

13.04.2022 - 15:08

Carlo Ancelotti shkruan historinë në Champions League, tekniku italian është prezent në katër dekadat e fundit gjysmëfinalet e këtij turneu magjik, plot tetë herë, si askush tjetër më parë.

Nga 1999 me Juve, për të vijuar 4 herë më Milan dhe 3 herë me Real Madrid, shifra që të imponojnë respekt. Real Madrid likuiduan Chelsea, kampionët në fuqi, historia ka treguar se sa herë e kanë bërë diçka të tillë, pra kanë eliminuar kampionët, në fund gjithnjë kanë arritur të fitojnë trofeun:

“Vuajtëm shumë, por Real Madrid nuk vdes kurrë. ‘Bernabeu’ është magjik dhe të detyron të bësh gjëra që të paktë janë ata që mund ti bëjnë. Në të dy ndeshjet ishim kompetitiv dhe besoj se bëmë diçka më shumë për të shkuar në gjysmëfinale.

Modric-Benzema? Karim është i jashtëzakonshëm, por kundër Chelsea nuk mjaftonte vetëm ai. Për mua të gjithë u treguan të shkëlqyer, Modric u tregua fantastik, mbi të gjitha në atë asist”, theksoi Ancelotti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN