MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Atalanta “flirton” me fitoren, kualifikimi i hapur

07.04.2022 - 20:45

Është mbyllur në barazim ndeshja e vajtjes së çerekfinaleve të Europa League e luajtur mbrëmjen e sotme në Gjermani mes Leipzig-ut dhe Atalanta-s. Kanë qenë miqtë që kanë goditur të parët me Luis Muriel në minutan e 17-të.

Kolumbiani ka realizuar një gol shumë të bukur pas një aksioni individual. Luis Muriel ka shënuar 4 gola në këtë sezon në kupat europiane (3 në Europa League, 1 në Champions League): ecuria e tij më e mirë në një sezon të vetëm në kompeticionet europiane.

Gjermanët kanë fituar një penallti në minutën e 58-të, por portieri Musso ka arritur të ndalë gjuajtjen e Andre Silva-s me një pritje të jashtëzakonshme. Gjithsesi, vendasit kanë arritur të barazojnë pak sekonda më mbrapa me një autogol të Zappacosta-s.

Skuadra e Tedesco-s ka shkuar shumë afër përmbysjes së rezultatiti tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur goditja me kokë e Szoboszlai është ndalur nga traversa.

Një barazim që nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat me kualifikimin në gjysmëfinale që do të vendoset 14 prillin e ardhshëm në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bergamo.

Në sfidën e Conference League, Feyenoord barazoi me rezultatin 3-3 Slavia Prague, ku shënoi dhe ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olaynka, duke e ndihmuar ekipin e tij të dilte pa humbje nga Holanda.