MENU
klinika

Bundesliga, Java 30

Bayern nuk fal, titulli i 10-të radhazi vetëm 1 fitore larg

17.04.2022 - 17:28

Kur mbeten edhe katër javë nga fundi i Bundesligës, Bayern Munchen thuajse është shpallur kampion, i dhjeti radhazi. Bavarezët siguruan sot fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur 3-0 Arminia Bielefeld në transfertë.

Ishte Laursen ai që shënoi në portën e tij në minutën e dhjetë dhe Bayer zhbllokohet shpejt. Ndeshja ishte e ndezur dhe në pjesën e parë u dhanë 9 minuta shtesë. Në 45’+7’ ishte Gnabry ai që dyfishoi shifrat dhe qetësoi trajnerin Nagelsmann.

Lewandowski nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por gjithsesi ishte protagonist në golin e tretë me asist. Për të “vrarë” ndeshjen përfundimisht mendoi Musiala në minutën e 85’, duke mbyllur gjithçka në 0-3. Bayern shkon në +9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Dortmund. Bavarezëve u mjafton vetëm 1 fitore për titullin.