MENU
klinika

"Qytetarët po dëbohen nga shtëpitë, ata…"

Beogradi ndjen pasojat e luftës ruse në Ukrainë

24.04.2022 - 14:10

Përveç ofertës dhe kërkesës së pabalancuar në tregun vendas të pasurive të paluajtshme, është shfaqur një trend i ri që rrit më tej çmimet tashmë të larta të banesave me qira në Beograd.

Mediat serbe, sqarojnë se me shpërthimin e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, një numër i madh i banorëve të të dyja vendeve filluan të shpërngulen nëpër Evropë dhe Beogradi është një nga lokacionet ku ata filluan të vendosen, të paktën përkohësisht.

Duke qenë se këta janë individë dhe familje me të ardhura të mira, çmimet aktuale në tregun vendas nuk janë pengesë për ta dhe janë të gatshëm të paguajnë shumë më tepër se çmimet e shpallura vetëm për të siguruar që do të kenë një banesë.

Kështu, ka një rast që një apartament që deri pak ditë më parë jepej me qira 400 euro, tani jepet dyfish më shumë dhe siç theksojnë pjesëmarrësit me përvojë të tregut, nëse trendi vazhdon, mund të ndikojë përgjithmonë në çmimin për metër/ katror.

Mbi rëndesën e situatës është deklaruar për B92 drejtuesja e një ekipi imobilar, Jelena Davidovië.

“Për shkak të krizës aktuale në Ukrainë, një numër i madh i rusëve po largohen nga vendi i tyre dhe Serbia është një nga vendet që ata po zgjedhin. Kjo ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe rrjedhimisht në rritjen e çmimit për metër katror. Kështu që së fundmi, ne kemi vërtet situata ku pronarët po dëbojnë qiramarrësit ekzistues për të tërhequr rusët dhe për të arritur çmime më të larta të qirave. Një shembull tregon se apartamentin që pronarët e kanë dhënë me qira me 400 euro, rusët e paguajnë tani deri në 750. Ata nuk pyesin se sa kushton qiraja”, thekson Davidovië.

Këto shifra janë për shtëpi normale, sepse në banesa që ofrojnë pamje apo komoditete të tjera, qeraja kushon në disa mijëra euro.