MENU
klinika

Gianni Infantino

“Botëror çdo 3 vjet, në Katar jo ndeshje me 100 minuta”

07.04.2022 - 15:45

Gianni Infantino ka nisur tashmë një plan B, për të propozuar një alternativë të re për Botërorin. Sipas raportimeve të “The Sun”, në fakt, presidenti i FIFA-s tani po kërkon organizimin e Kupës së Botës çdo tri vite si pjesë e ciklit 36-mujor të turneve.

Me projektin e ri të Infantinos, në vitin e parë Botërori për Klube do të zgjerohej në 24 skuadra, por në mes të verës do të çonte në mosmarrëveshjen e kampionateve kontinentale, si ai i Europës dhe i Kupës së Amerikës, ndërsa viti i tretë do të ishte pikërisht ai i Kupës së Botës.

Infantino la të kuptohet për këtë mundësi pas kongresit të FIFA-s me 211 anëtarë në Doha, javën e kaluar, duke argumentuar se ishte “thelbësore të bëhej diçka, qoftë një Kupë Bote çdo dy ose çdo tri vite”.

Ndërkohë, FIFA lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur se “nuk do të ketë ndryshime në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Botërorin e Katarit.

Lajmi doli kur Infantino vizitoi Firenzen këtë javë, ku presidenti i FIFA-s kishte folur pozitivisht për idenë e zgjatjes së ndeshjes në 100 minuta, duke kompensuar vonesat e VAR-it, zëvendësimeve etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN