MENU
klinika

Del huq

Çfarë gafe Buffon, turpërohet portieri 44-vjeçar!

25.04.2022 - 22:17

Edhe pse 44-vjeç, Gigi Buffon vijon të luajë aktiv, tashmë sezoni i dytë në Serie B me Parman. Klubi Emilian nuk pati një sezon të shkëlqyeshëm, nuk fitoi promovim dhe nuk do të luajë në play-off për Serie A.

Por sikur mos mjaftonte kjo, ndeshja në Perugia ishte katastrofike për Buffon, pas 7 minutash ai kishte pësuar dy gola dhe i dyti është i gjithi në ndërgjegjen e tij. Shpejt ato imazhe bënë xhiron e internetit.

Buffon bëri një gafë shumë të rëndë. Ish-portieri i Juventusit tenton ta godasë por e zbut, ndoshta mezi e prek. Fakti është se topi nuk është më në zotërimin e tij dhe për pasojë kundërshtari shënon me portën bosh.