MENU
klinika

Pas 3 ditësh vjen në Shqipëri

Diplomatja amerikane viziton sot Kosovën

25.04.2022 - 10:02

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën, ku do të mbërrijë ditën e sotme.

Pas 3 ditësh zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, do të vizitojë vendin tonë. Në axhendën e publikuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, theksohet se diplomatja e lartë amerikane do ta vizitojë Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe. Donfried përpos Shqipërisë do të shkojë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.