MENU
klinika

Kënga e saj, himn për tifozët

Dua Lipa dhe lidhja e fortë me Liverpool

30.04.2022 - 12:03

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ju ka dërguar një mesazh fansave të Liverpool-it nëpërmjet Jamie Carragher. Kënga e këngëtares fituese të çmimeve Grammy ‘One Kiss’ është një element kryesor i listës muzikore gjatë zhvillimit të ndeshjeve, me melodi të luajtur shpesh para dhe pas ndeshjeve të Liverpool-it.

Së fundi, muzika e saj u intonua pasi skuadra e Jurgen Klopp mundi Villarrealin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Anfield”, të mërkurën. Klopp dhe lojtarët e tij madje u bashkuan duke e interpretuar pas fitores gjysmëfinale të “FA Cup” kundër Manchester City në “Ëembley” në fillim të këtij muaji, pasi kishin krijuar për herë të parë një lidhje me Dua Lipën më 2018.

Katër vite më parë, kur Liverpool u përball me Real Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, organizatorët e intonuan këngën drejtpërdrejt në fushë, përpara fillimit të ndeshjes. Edhe pse Reali fitoi 3-1, besimtarët e “Anfield” e shtuan ‘One Kiss’ në panteonin e tyre të melodive. Tifozët e kuq e kanë shijuar atë qysh atëherë.

Tani, Dua Lipa ka forcuar lidhjet e saj me Liverpool-in, pasi performoi në qytet për një koncert pothuajse me bileta të shitura në “M&S Bank Arena”, të premten mbrëma. Atje, 26-vjeçarja shqiptare u takua në prapaskenë me ikonën e “Reds”, Carragher, pozoi me ish-futbollistin dhe përkrah babait të saj.

Duke postuar foton në Tëitter, Carragher shkroi: “Mundësitë”. Një referencë për tekstin e këngës së cituar më lart. Babai i saj mbante një fanellë të shtëpisë (Liverpool), e cila kishte të printuar ‘Lipa 1’ në anën e pasme.

Dua Lipa nuk u ndal me kaq, pasi gjatë koncertit, teksa performonte ‘One Kiss’, iu dërgoi një mesazh mbështetësve të “Reds” nga skenë. Artistja e lindur në Londër e etiketoi këngën si ‘himn jozyrtar’ të klubit, me tullumbace të kuqe dhe të bardha të lëshuara menjëherë në turmën e ngazëllye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN