MENU
klinika

Champions League

Dy angleze hedhin një hap drejt gjysmëfinaleve

05.04.2022 - 22:55

Dy skuadra angleze kanë bërë mirë në ndeshjet e para cerekfinale të Champions League, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve. Manchester City fitoi 1-0 në shtëpi me Atletico Madrid, ndërsa Liverpool mposhti 3-1 Benfikën në transfertë.

City dominoi ndaj madrilenëve në të dyja pjesët dhe rezultati duhet të ishte më i thellë. Pas një mori rastesh në të parën, goli do të vinte në të dytën, me Kevin de Bryune në minutën e 70-të, pas pasimit të Foden.

Një rezultat i mirë për të besuarit e Guardiola-s, por që gjithsesi, ende nuk është thënë fjala e fundit, pasi Atletico Madrid mund të përmbysë në kthim. Edhe sonte pati 2 kundërsulme vrastare, që nëse do të kishte shënuar, do të ishte histori tjetër.

Ndërsa Liverpool pa frikë mund ta quajmë gjysmëfinalist. Të Kuqtë shënuan 2 gola në pjesën e parë me Konate në 17’ dhe Mane në 34’. Vendasit patën dy raste të mira për të ngushtuar në 45 minutat e para, por edhe Salah mund të kishte shënuar të tretin.

Në pjesën e dytë, Benfika ngushton në 1-2 në minutën e 49-të me Nunez dhe luftoi për të paktën një barazim. Por në 87’ Diaz vrau shpresat e vendasve me golin e tretë. Pas një jave luhen ndeshjet e kthimit.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak