MENU
klinika

"Nga kandidati që se gjetëm në Golem te Kadare që nuk hapi telefonin"

Edi Rama tregon prapaskenat si u zgjodhën Topi e Nishani

21.04.2022 - 12:14

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot në Kuvend prapaskenat e zgjedhjes së Presidentit në vitin 2007 dhe 2012 në Parlament.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare ai rrëfeu detaja të pathëna më parë lidhur me këto dy procese.

Pjesë nga fjala e Ramës

Kur Saliu ishte gjallë më kujtohet që u zhvillua këtu në Kuvend një proces, në fakt dy por, unë kam parasysh të parin. Procesi që në fund çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit. Duke dëgjuar se çfarë thoni ju që kur ishit atëherë i keni bërë gjërat shumë mirë por ky popull nuk iu kuptoi, iu nxorri me shkelma nga zyrat dhe as nuk e konsideron prapë tu fusë në zyrat e shtetit. Ka qenë një ngjarje ku vlen ajo shprehja “jeta imiton artin”.

Kemi qenë aty si drejtue të partive politikke parlamentare dhe realisht të paktën përsa mua më kujton kultura ime e kufizuar, asnjë shfaqje teatri absurd nuk do të mund të linte mbrapa atë shfaqje që ne i dhamë njeri- tjetrit, duke marrë nëpër gojë njerëz, duke kërkuar Presidentin përmes një shkëmbimi emrash që hidheshin e priteshin nëpër tryezë.

Arriti puna që një kandidat për President e kërkuam në Golem. i doli emri atje dhe dikush tha “ai ka iku në Greqi”. Pastaj e mori në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha është në Greqi por ka një shtëpi në Golem. U nis një makinë për golem për ti thënë. Kur ai nuk u gjet në Golem Saliu tha:  Fatosi na çorineton se është vetë kandidat. Kjo çoi në propzoimin e Nard Ndokës për të bërë Ismailin Kadarenë por Ismaili nuk i hapi telefonin. Gjithë shfaqja u prish pasi doli një ushtarak kandidat për President. U ra dakord për ushtarakun dhe u ra dakord që të ktheheshim në sallën e shfaqjes. Pas komunimimit me partitë kishte rënë edhe ushtaraku rrugës sepse i gjori Sali, se për i gjorë është bërë se nuk është gjallë vetë, Saliu kërkoi kokën e Dhori Sollakut, pastaj mund të vazhdojmë diskutimet. Ne nuk kishim një kokë për tia dhënë dhe këtu mbaroi.

Pastaj u zhvillua një tjetër process dhe doli toger Bujar Nishani për president dhe aty PD e kishte më të thjeshtë se i kishte votat. Ju e dini, si pasojë e një aksidenti rrugor, se erdhi një president tjetër deri këtu por kur erdhi këtu nuk ishte më President se i kishte dalë një hije në radiografi. Procesi më normal ishte kur u zgjodh Ilir Meta President dhe juve u doli shumë mirë.