MENU
klinika

Forma e mirë e portierit shqiptar

Etrit Berisha “skarcon” serbin nga Torino

21.04.2022 - 22:12

Etrit Berisha duket se ka fituar besimin maksimal të drejtuesve të Torinos. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, klubi “granata” në fund të sezonit pritet t’i bëjë dalje serbit Vanja Milinkovic-Savic.

Tani ata i besojnë plotësisht gardanit shqiptar, që falë paraqitjeve të mira që bëri së fundmi, arriti të ulte në stol Milinkovic-Savic, që tashmë ka përfunduar në merkato.

33-vjeçari jep më shumë garanci se serbi, ndërkohë që në rast largimi të Milinkovic-Savic, Torinos do t’i duhet të kërkojë një portier rezervë të Berishës. Aktualisht portier i tretë të klubi torinez është 21-vjeçari Gemelo, që nuk është se ofron shumë garanci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN