MENU
klinika

Boks

Fiton me nokaut, Fury konfirmohet kampion bote

23.04.2022 - 23:54

Boksieri britanik Tyson Fury konfirmohet kampion bote në peshën e rëndë, pas fitores me KO ndaj rivalit të tij Dillian Whyte. Fury fitoi me KO në raundin e gjashtë, kur hodhi në tapet Whyte, pas një seri grushtesh që e çoroditën rivalin e tij.

Një duel i dominuar nga Fury, që pati një epërsi të lehtë në raundet e para, duke qëndruar i pamposhtur në ring (32 fitore e 1 barazim). Për Whyte kjo është humbja e tretë në karrierë (ka edhe 28 fitore).

Një sfidë që në raundet e para nuk pati shumë shkëndija edhe pse dy boksierët shpesh duelonin edhe kur gjyqtari kërkonte që të ndaheshin, duke bërë që ai t’u tërhiqte hera-herës vëmendjen.

Gjithsesi, Fury është më superior se rivali i tij, duke e goditur Whyte në trup dhe kokë, duke përfituar edhe nga shtatlartësia. Whyte ka probleme edhe në vetullën e djathtë, e çarë, ndërkohë që Fury udhëheq pas 5 raundeve të parë.