MENU
klinika

Luftoi për fshatin e tij

Gjendet trupi i futbollistit 25-vjeçar ukrainas

05.04.2022 - 22:02

Trupi i një futbollist 25-vjeçar ukrainas është gjetur në një varrezë masive, sipas asaj që raportojnë autoritetet në Ukrainë të cilat po dokumentojnë krimet e luftës nga Rusia.

Oleksandr Sukhenko dhe prindërit e tij u raportuan “të rrëmbyer” nga banesat e tyre, por tashmë janë gjetur të pajetë në një varrezë masive në Motyzhyn, 31 milje në perëndim të Kievit.

Sukhenko kishte qëndruar në fshatin e tij të lindjes ku e ëma ishte kryetare e këshillit, që të ndihmonte evakuimin kur trupat ruse pushtuan zonën. Sipas një organizate futbolli rajonale, trupi i tij u gjet në një varrezë masive bashkë me rreth 30 civilë të tjerë.

“Ata mbrojtën në mënyrë të dëshpëruar fshatin e tyre të lindjes kur erdhi ora e vështirësisë dhe vdiqën si heronj” – shkruante në njoftimin e Facebook të Shoqatës së Futbollit Kyiv-Svyatoshinsky.