MENU
klinika

NBA

Humbin Suns e Bucks, Lakers vijojnë të zhgënjejnë

02.04.2022 - 12:53

Kryesuesit e Phoenix Suns u mundën 122-114 nga Memphis Grizzlies, në një sfidë mes dy ekipesh që rivalizojnë në Perëndim. ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Brookes me 30 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Për Phoenix shkëlqeu Booker me 41 pikë, por që mbetën për statistikë. Suns bien pas 9 fitoreve radhazi, por kreun nuk e rrezikon, ndërsa për Grizzlies ishte fitorja e shtatë radhazi dhe përforcon pozitat në vendin e dytë.

Humbet skuadra kampione e Milwaukee, që u mund 153-119 nga Clippers. Për miqtë u dalluan Covington me 43 pikë e Coffey me 32 pikë. Vijon të zhgënjejë ekipi i Lakers, që u mund 114-111 nga New Orleans. James dhe Davis realizuan 61 pikë së bashku, por që s’mjaftuan (McCollum 32 pikë për Pelicans).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN